Dy pretendentët tjerë për t’u shpallur kampion në këtë edicion, Llapi dhe Prishtina sot zhvillojnë derbin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton Llapi.info

Si prishtinasit ashtu edhe llapjanët janë në kërkim të titullit të kampionit, derisa ndajnë pozitën e dytë me nga 69 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli. Cilado që do të lëshojë pikë në këtë takim do të zbeheshin gjasat për titull.

Ndeshja xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 16:00.

Llapjanët në këtë ndeshje vijnë pas fitores bindëse në shtëpi kundër Trepçës ‘89, ndërsa kryeqytetasit barazuan me Dritën në Gjilan.

Gjatë këtij edicioni të dyja këto ekipe janë ndeshur dy herë, teksa secila skuadër i është gëzuar fitores nga një herë.

Ndryshe, Llapi dhe Prishtina ndajnë pozitën e dytë me nga 69 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli që sot pret Dritën./Llapi.info