Oleksiy Goncharenko, deputet në Parlamentin e Ukrainës, ka dorëzuar kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, Goncharenko shpreson se Ukraina do të njeh shumë shpejtë Kosovën.
“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një projektligj që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Tëitter.
I submitted to the Ukrainian Parliament a bill recognizing the independence of #Kosovo. Ukraine shares Western values and will support democracy anywhere in the world. I hope Ukraine will recognize #Kosovo's independence ASAP. pic.twitter.com/j9UpJL7OfY
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 6, 2022