Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga Podujeva, Isak Shabani, ka publikuar pamje të ditës kur u lirua nga burgu i Serbisë.
Në pamjet e publikuara nga ai shihet shkurtimisht duke dalur nga autobusi që po i barte të burgosurit shqiptarë të cilët po mbaheshin në burgjet serbe.
Shabani ishte arrestuar si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe ishte transferuar në burgun e Nishit dhe më pas atë të Pozhaveracit.
/Llapi.info/






