Lokale - eSIMy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka kërkuar nga qeveria që të mbështeten financiarisht të gjithë personat që duhet të izolohen për shkak të COVID-19.

Në një shkrim, Haziri thotë se qeveria e ka obligim që personave që iu duhet të qëndrojnë në izolim, t’iu gjendet pranë, duke iu blerë gjëra ushqimore dhe gjësende tjera, për shkak që personat që duhet të vetëizolohen e kanë humbur vendin e tyre të punës dhe se kanë probleme financiare për furnizime.

“Është detyrim i shtetit që kur të detyron të izolohesh, duhet edhe të përkrah, kur dihet se shumë prej të prekurve me Covid-19 kanë humbur vendin e tyre të punës ose nuk kanë mundësi të sigurojnë të ardhura gjatë kësaj kohe. Shteti duhet ti furnizojë me gjëra ushqimore dhe higjienike si dhe me barna për aq kohë sa këta persona janë në izolim të detyruar. Si dhe të iu ofrohen këshilla nga psikologët që kohën sa do të qëndrojnë në izolim ta kalojnë me sa më pak pasoja”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Sot për herë të parë ka filluar “testimi masiv” i proklamuar qe sa kohë nga Qeveria Koti. Ky testim nuk do të bëhet me teste RT – PCR por me ekzaminim ashtu siç pati vepruar Z. Zemaj në Kuvend duke i shikuar në sy dhe duke dhënë diagnozën se a je me shenja të Covidit apo jo.

Mirë që iu është rekomanduar që mjekët në QKMF-të të diagnostikojnë pacientët me simptoma të Covid – 19 , por aspak e mirë dhe e papërgjegjëgjshme që këta individ do të detyrohen të vetëizolohen dhe do të lihen në dorë të fatit pa mbështetjen e shtetit.

Është detyrim i shtetit që kur të detyron të izolohesh, duhet edhe të përkrah, kur dihet se shumë prej të prekurve me Covid-19 kanë humbur vendin e tyre të punës ose nuk kanë mundësi të sigurojnë të ardhura gjatë kësaj kohe.

Shteti duhet ti furnizojë me gjëra ushqimore dhe higjienike si dhe me barna për aq kohë sa këta persona janë në izolim të detyruar. Si dhe të iu ofrohen këshilla nga psikologët që kohën sa do të qëndrojnë në izolim ta kalojnë me sa më pak pasoja.

Shtabet emergjente nëpër Komuna duhet të krijojnë ekipe vullnetare që do të kujdesen për këta persona.