Lokale - eSIMy

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për Paga në sektorin publik.

Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Visa Korenica ka thënë se ky projektligj do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

“Projektligji për Pagat që sot ka kaluar në Qeveri dhe pas kalimit në Kuvend, do të hyjë në fuqi 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Pra, nga 8 muaj sa ishte më herët në 1 muaj hyrja në fuqi e ligjit të pagave, një përshpejtim i shumë pritur”, ka shkruar ai.