Deputeti llapjan, Vendenis Lahu, ka reaguar pas suspendimit dhe ndalimit nga Policia të pulmologut Ibrahim Hoti, pasi ky i fundit s’u ka ofruar shërbime mjekësore disa pacientëve me arsyetimin  se kishte kryer orarin e punës, raporton Llapi.info.

Lahu, në një postim në Facebook, e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e Hotit në vendin e tij të punës, ndërkohë që ka thënë se arrestimi i tij është kryer pa baza ligjore.

“Është i ngutshëm, i padrejtë, i paligjshëm dhe i papranueshëm arrestimi i doktorit pa sqarimin e rrethanave të plota në të cilat ndodhi gjithë ajo situatë e pakëndshme të cilën e pamë, dhe pa konstatimin objektiv të konsumimit të veprës penale të mosfrimit të ndihmës mjekësore, për të cilën edhe është arrestuar. Nuk mund dhe nuk duhet të arrestohet asnjë qytetar, mbi paragjykime dhe pa bazë ligjore, e aq më pak një doktor në vendin e tij të punës”, ka shkruar Lahu.

Hoti është arrestuar të enjten mbrëma pasi ka refuzuar t’u japë ndihmë disa qytetarëve në QKMF-në e Podujevës./Llapi.info