Lokale - eSIMy

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se pagat duhet të ekzekutohen për mësimdhënësit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, Rrahmani ka thënë se edhe orët e humbura duhet të kompensohen deri në fund të vitit shkollor.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani.

Ndryshe, sot Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse pagat e muajit shtator nuk ekzekutohen deri të enjten, atëherë mund të ndodhë që ata t’i kthehen grevës, ndërkaq veprimin e Qeverisë e ka quajtur “thikë pas shpine”.

“Kjo është Qeveria jonë që e zgjodhëm vetë, sepse 51 përqind të votave nuk janë marrë jashtë arsimit. Shumë nga kolegët e mi kanë votuar pro kësaj Qeverie, e cila po i shpërblen në këtë mënyrë. Me këto veprime këta po duan që greva të vazhdojë dhe kjo është qasje e gabuar. Uroj që t’i procesojë pagat, sepse nuk garantojë se çfarë do të ndodhë. Në të kundërtën do t’i thërrasim organet e SBASHK-ut dhe të bisedojmë për hapat e tjerë dhe pa dëshirën tonë mund që të ketë kërkesa që greva të kthehet. Cilindo vendim që e merr anëtarësia e SBASHK-ut unë do ta respektoj, pavarësisht njerëzve të Qeverisë, u pa kush është fajtori. Jasharaj nuk është fajtorë”, deklaroi Jasharaj për Telegrafin.