Edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka ndjekur shembullin e shefit të partisë, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, njofton Llapi.info.

Rrahmani ka vendosur që ta jep gjysmën e pagës për luftimin e pandemisë COVID-19. Kështu ka bërë ditur  ai në një postim në rrjetin social Facebook.

“Paga ime e parë si deputet që kam marr është 1373.07 euro. Andaj unë kam vendos që ti pergjigjem thirrjes për ndihmë nga Kryeministri Kurti për kontribut në luftimin e COVID-19 duke dhuruar 50% të pagës për fondin e krijuar për luftimin e COVID-19. Ndërsa 50%-shin tjetër të pagës do ta dhuroj për familjet në nevojë në Prishtinë, duke blerë pako higjenike dhe ushqimore. Bashkë në ditë të mira, bashkë në ditë të vështira”, ka shkruar ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë gjysmën e pagës për të kontribuar në luftë kundër pandemisë COVID-19. Ndërkohë, Ministri i Financave në detyrë, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në llogarinë e Qeverisë kanë ardhur 321.663 euro nga mërgata për të ndihmuar vendlindjen e tyre në luftën kundër pandemisë./Llapi.info

Paga ime e parë si deputet që kam marr është 1373.07 euro. Andaj unë kam vendos që ti pergjigjem thirrjes për ndihmë nga…

Gepostet von Eman Rrahmani am Freitag, 17. April 2020