Deputeti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm t LDK-së, Haxhi Avdyli ka dalë kundër propozimit të Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares në parti.

Ai ka theksuar për Gazeta Blic se ka votuar kundër propozimit të Isa Mustafës.

“Unë, sapo votova kundër”, tha ai.

Këtë iniciativë ai e ka quajtur diferencim, që u përngjan sistemeve të kaluara.

“Ky diferencimi ideopolitik të kapëseve të kreut të LDK-së i përngjan diferencimit të sistemeve të kaluara”, ka theksuar ai.

Sipas tij, askush s’ka me mund me diferencu atë që ka besimin e qytetarëve.

“Ka për t’u kthyer bumerang ky diferencim atyre që nisën atë, sepse votuesi e qytetari do i diferencon keq te kutia e votimit kur të vjen koha. LDK është më madhe se Isa Mustafa e rrethi i tij”, tha ai.