Deputeti LDK-së, Naser Osmani ka folur për përleshjet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur të pavërteta lajmet se ai ndikuar në vendimin e kryesisë për garën zgjedhore në degën III të LDK-së.
Sipas tij, pavarësisht këtyre atakimeve, siç i quan ai, tendencioze dhe vështirësive sporadike që po paraqiten nëpër disa degë, LDK-ja nga ky proces zgjedhore do të dal më e fortë.
Postimi i plotë:
Njoftim me shkas!
Njoftojë opinionin publik dhe sidomos anetaresinë e LDK-së se shkrimet në disa portale se gjoja unë kam ndikuar në vendimin e kryesisë për garën zgjedhore në degën III të LDK-së, janë plotësisht shpifje,të pavërteta dhe me tendencë të futjës së përqarjes në LDK ne kontekst të zhvillimeve që lidhen me procesin e mbrendshëm zgjedhor.
Une mbeshtesë vendimet e kryesisë qendrore dhe një proces të rregullt zgjedhor mbështetur nê Statutin dhe Rregulloren e LDK-së për zgjedhjet.
Pavarësisht këtyre atakimeve tendencioze dhe vështirësive sporadike që po paraqiten nëpër disa degë ,LDK-ja nga ky proces zgjedhore do të dal më e fortë dhe e sigurt në misionin e saj në kthim të shpejtë në qeverisje me vendin.