Lokale - eSIMy

Për shkak të tensionimeve në Kuvend, me ç’rast patën konflikt verbal deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është ndërprerë seanca e sotme e Kuvnedit të Kosovës.

Debati u tensionua pas disa përplasjeve që patën deputetët në fund të diskutimeve për rishikimin e buxhetit.

Pas një fjalimi të deputetit Salih Zyba të Vetëvendosjes, deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, kërkoi përmbajtje nga deputetët dhe kërkoi nga kryeparlamentarja Osmani të mos lejohet gjuhë e rëndë në seancë. Më vonë fjalën e mori deputetja Ganimete Musliu e PDK-së që teksa fliste u përplas me Fitore Pacollin e Vetëvendosjes.

Teksa Musliu doli në foltoren në qendër të Kuvendit, deputeti Ukaj u përplas me kryeparlamentaren, madje edhe duke iu afruar.

Në fund Osmani vendosi që të ndërpritej seanca duke thënë se “kjo seancë ndërpritet për shkak të joedukatës së deputetit”.