Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka ‘thumbur’ partnerin e tyre të koalicionit LDK-në, sa i përket vijave të kuqe.Selmanaj ka thënë se kjo bëhet në kohë fushate për të fituar sa më shumë vota.
“Këto vijat e kuqe zakonisht ekzistojnë në kohë të fushatës për me fitu vota ma shumë cilido subjekt politik, sepse nuk ka vija të kuqe dhe nuk ka pas. Nuk do të ishte mirë që ne të vendosim vija të kuqe për partitë politike sepse ne jemi krejt shqiptarë dhe nuk është edhe shumë logjike. Asnjë parti nuk ka të drejtë ma shumë se partia tjetër, krejt i kemi programet dhe orientimet tona dhe kur vjen puna tek marrëveshjet për me formu qeverinë është çështje e vullnetit edhe programeve” ka thënë Selmanaj në “Intervistën e Javës” në “Gazeta Blic “.






