Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të planit të qeverisjes.
Selmanaj tha se Kurti po e rrezikon partneritetin me SHBA-të.
“Sot Kosova e ka qeverinë Kurti, si qeveri e Shpresës për qytetarët. Qeveria Kurti trumbetoi se e ka planin qeverisës, edhe se ka as pas mbledhjes së qeverisë në Prevallë. Qeveria Kurti tha se e ka edhe zgjidhjen për dialogun. I nderuari kryeministër ju po e rrezikoni partneritetin me SHBA-të ” tha Selmanaj.
Deputeti i AAK-së shtoi se Kosova nuk ka unitet politik.
Ai theksoi se vetëm të bashkuar mund të dalim fitues.
“Edhe partnerët VV-LDK nuk janë të një mendimi për taksën. Unë mendoj që ju tashmë do të mbeteni pa mbrojtje në raport me Serbinë. Ju do të mbeteni pa taksë edhe pa reciprocitet. Si edhe po shihet se Kosova nuk ka as konsensus. Çdo vonesë për konsensusin jemi të humbur. Sa herë që jemi bashkuar, p.sh për ushtrinë kemi dalë fitues. Kryeministër dilni në ballë të detyrës, merri përgjegjësitë dhe lëri konferencat për media.






