Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj tha se zgjedhja e presidentit varet kryekëput nga votat deputetëve të AAK-së, prandaj po s’u zgjodh Ramush Haradinaj president, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ai tha se shkuarja në zgjedhje i konvenon AAK-së dhe Vetëvendosjes, për të cilat parti tha se janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.

Selmanaj tha se Kosova tanimë ka president dhe beson fuqishëm se Hashim Thaçi dhe gjithë UÇK-ja bënë luftë të pastër, por megjithatë ai mendon se nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Rreth Presidentit dhe debatit:

Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.

Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.

Shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.

Pra, pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës.