Njëri ndër nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka marrë pjesë në Kuvendin e nëntë të Degës së LDK-së në Lipjan, transmeton Llapi.info.
Me këtë rast, Veliu ka akuzuar pushtetin aktual dhe partitë politike se kanë bërë përpjekje që incidentet dhe disa pakënaqësi në nëndegët e këtij subjekt politik t’i shfrytëzojnë për qëllime politike, gjë që, sipas Veliut, nuk kanë arritur.
LEXO EDHE: Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu thotë se i kanë menaxhuar mirë rrahjet brenda partisë
E ndaj kësaj deklarate ka reagur deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj.
“Hahaha..!! Jo nuk merret pushteti me politikë sepse LDK është organizatë humanitare..!!
Na fal Agim ju kemi keqkuptuar..!!!
Zoti ju ndihmoftë ..!!!
Me u rrah me karrika burra e gra në kuvende zgjedhore partiake nuk është qështje politike, prej sot e mora vesh këtë punë..!!
Shpresojmë ta ndalni këtë marre..!!”, ka shkruar ai./Llapi.info