Deputeti nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka thënë se lavdërimi i kryeministrit Albin Kurti përmes poshtërimit të UÇK-së duke cituar analistin serb, është i turpshëm dhe i ulët njëkohësisht.
Në llogarinë e tij në Facebook, Tolaj ka thënë se është krenar përjetësisht dhe pafundësisht me vlerat sublime të UÇK-së, transmeton Klan Kosova.
“Citimi i analistëve serbë nga ana e nënkryetares së VV-së, Fatmire Mulhaxha, me qëllim të ngritjes së Kurtit dhe nënvlerësimit të UÇK-së, është veprim jo vetëm i pa menduar mirë, por i turpshëm dhe dëshpërues njëkohësisht”.
“Ky veprim shpërfaq naivitetin e anëtarëve të lartë të VV-së, që me apo pa vetëdije i bashkohen atyre që me shpifje e trillime tentojnë ta zhvlerësojnë luftën tonë të drejtë për liri”.






