Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në seancën e mbajtur dje ka folur për historinë tragjike të familjes së saj në luftën e fundit.
“Gjakun e familjarëve nuk e fali. Edhe tri ditë është përvjetori i familjes ku janë vra. Në këtë kohë ka edhe shumë e shumë familje që po i kujtojnë familjarët e tyre në këtë kohë të vështirë”, ka thënë ajo, derisa iu drejtua deputetëve të Listës Serbe që filluan të qeshnin.
Kjo ngjalli reagimin e ashpër të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.
“Ata të cilët qeshën më herët, është dashur të skuqen me krimet që i kanë bërë bartësit e tyre në familjen e Sarandës”, tha Haziri./Llapi.info





