Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro formimit të komisionit hetimor për të zbardhur rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Kjo iniciativë është bërë pas një seance të jashtëzakonshme me kërkesë të LDK-së dhe VV-së.

Gjashtë shtetas turq u arrestuan dhe më pas u depurtuan nga Kosova më 29 mars të këtij viti, njofton Klan Kosova.