eshjet e shiut detyruan Isuf Hotin nga Ratkoci i Rahovecit të qëndronte i mbyllur në katin e dytë të shtëpisë, pasi ai i pari u përmbyt nga uji.

Për të dalë nga shtëpia ai u detyra të kërkonte ndihmë nga policia, njofton Klan Kosova.

Përveç nëpër shtëpi, uji hyri edhe brenda stallave ku po mbaheshin kafshët. Shefi i kabinetit të kryetarit në Komunën e Rahovecit, Ali Morina, tha se mundësitë për kompensim janë të vogla që për të mos thënë fare.

Vërshime pati edhe nëpër fshatrat, Fortesa, Xërxë e Krushë e Madhe.