Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pasi në dy fshatra të kësaj Komune janë dëmtuar pllakat të heronjve dhe asaj me logo të UÇK-së, shkruan Llapi.info.
Duke e quajtur këtë akt të turpshëm, Bulliqi ka kërkuar nga organet e rendit që t’i nisin hetimet dhe të zbulohen fajtorët e këtyre veprimeve.
“Sot pashë se është demoluar pllaka përkujtimore e heroit Ali Ajeti, në fshatin Shtedim si dhe është shkatërruar pllaka me logo të UÇK-së në fshatin Revuq. Këto akte vandale janë të papranueshme dhe të ulëta. Kërkoj nga organet e rendit që sa më parë të nisin hetimet dhe të zbulohen akterët e këtyre veprimeve të turpshme”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Llapi.info ka raportuar gjatë ditës së sotme për dëmtiemt që kanë pësuar këto të dyja pllaka në Podujevë, teksa rastet janë paraqitur edhe në Policinë e Kosovës./Llapi.info






