Lokale - eSIMy

Një trup gjykues ka miratuar dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh për ish-mësuesen nga Virgjinia, Abby Zwerner, e cila ishte qëlluar me armë nga nxënësi i saj 6-vjeçar në vitin 2023.

Zwerner, tani ish-mësuese në shkollën fillore “Richneck” në Newport News, do ta padisë ish-asistenten e drejtorit të shkollës, Ebony Parker, duke pretenduar se ajo kishte dështuar që të vepronte rreth shqetësimeve se nxënësi kishte sjellë armë në shkollë në janar të vitit 2023, raporton televizioni CNN.

Zonja Zwerner ishte qëlluar në gjoks dhe dorë, përderisa po qëndronte ulur në një tavolinë leximi në klasë.

Avokatët e saj kanë argumentuar se ishte detyrë e zonjës Parker që të sigurohej se të gjithë në kampusin e shkollës ishin të sigurt, pasi njerëzit kishin shprehur shqetësime se një fëmijë kishte armë.

Në anën tjetër, pala mbrojtëse ka theksuar se askush nuk do të mund të parashikonte se një fëmijë aq i vogël do të sillte armë në shkollë dhe do të kryente të shtëna.