Llapi.info ka raportuar sot për një zjarrvënie që ka ndodhur në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës, shkruan tutje Llapi.info.
Një banori në këtë anë i janë djegur 18 ari të mbjella me pisha. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
Policia pa dhënë shumë detaje ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet. Ndërkaq, sipas asaj që ka raportuar Sinjali, se 53-vjeçari ka të mbjella një plantacion me pisha, ku 18 ari nga to i kanë shkuar dëm pasi që u përfshinë nga zjarri.
Sipas burimeve dëmi i shkaktuar ka një vlerë prej 12 mijë e 500 deri në 15 mijë euro. Nuk dihen ende se cilat janë shkaqet që bënë të përfshihet plantacioni nga zjarri, si dhe ankuesi nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon se ka kryer këtë vepër. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Zjarrvënie’./Llapi.info






