Lokale - eSIMy

Agron Demi nga Instituti GAP ka deklaruar se s’ka arsye logjike për t’i shtyrë zgjedhjet lokale, duke thënë se në kohën kur insistohej të mbaheshin zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, në vend kanë qenë mbi 64 mijë raste pozitive me COVID-19, dhe me asnjë të vaksinuar.

Demi ka shkruar në Facebook se po bëhet përpjekje të shtyhen zgjedhjet lokale kur aktualisht janë 18 mijë raste aktive me COVID-19 dhe të administruara mbi një milion vaksina.

Postimi i tij:

S’ka asnjë arsye logjike me i shty zgjedhjet lokale. Kur insistohej me u mbajtë zgjedhjet më 14 shkurt, kanë qenë mbi 64 mijë raste pozitive me virus e ZERO vaksina.
Sot, kur po kërkohet shtyerja e zgjedhjeve janë 18 mijë raste aktive me virus e janë administru mbi një MILION vaksina.
Kur më 14 shkurt kërkohej me të drejtë mbajtja e zgjedhjeve kritika ndaj pushtetit ishte se nuk po e menaxhon mirë pandeminë. Tash kur po kërkohet shtyerja e zgjedhjeve, partia në pushtet po mburret se si e ka menaxhu mirë pandeminë dhe se kemi shkallën më të lartë të vaksinimit në rajon. Atëherë pse me u shty zgjedhjet?!
Përse VV ishte partia e vetme që nuk u deklarua për shkurtim apo anulim të fushatës, por është për shtyerjen e zgjedhjeve?
Nëse gjatë gjithë verës IKShPK ja ka huq me rekomandime, ashtu qysh tërthirazi tha dje Kryeministri, përse nuk po ja huq edhe rekomandimit për shtyerjen e zgjedhjeve?!
Anulimi i fushatës zgjedhore me prezencë fizike dhe respektimi i masave mbrojtëse në ditën e zgjedhjeve është i vetmi opsion.