Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Podujevës, Bahri Selimi, ka publikuar fotografi të disa dëmeve që ka shkaktuar shiu i rrëmbyeshëm gjatë së dielës në fshatin Zhiti, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Selimi thotë se menjëherë kanë nisur punimet për riparimin e dëmeve.

“Sot vizituam fshatin Zhiti e Eperme për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm ditën e djeshme. Me projektin për emergjenca filluam sanimin e këtyre dëmeve, me qëllim që banorët e kësaj ane mos të mbesin të izoluar”, shkruan ai./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: