Një stuhi e fuqishme ka goditur dje Ulqinin në orët e mbrëmjes, i cili la mbrapa dëme të mëdha materiale.

Sipas njoftimeve, nuk ka të lënduar nga këto stuhi, por që ka bllokim të rrugëve nga pemët e rrëzuara.

Në disa foto dhe që kanë publikuar banorët, shihen drunjtë e rrëzuar në plazhe.

Shefi i Departamentit të Mbrojtjes në Komunën e Ulqinit, Saubih Mehmeti, thotë se shumica e rrugëve janë bllokuar nga pemët e rrëzuara.

“Në plazh një shtëpi mbeti e dëmtuar ndërsa në Dernas janë tri shtëpi. Po ashtu, pishat ranë në tri makina dhe shkaktuan mjaftë dëme”, tregon Mehmeti, shkruan Vijesti.

Gjithashtu raportohet se stuhi të tilla ka pasur edhe në disa qytete të Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Telegrafi/