Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ka zgjatur afatin për aplikim për bujqit llapjanë që pësuan dëme nga breshri, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna e Podujevës, afati do të jetë i hapur deri të mërkurën në ora 16:00.

Më poshtë njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve për të aplikuar për dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe stuhia, Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ka zgjatur afatin për aplikim deri më datën 29.06.2022( e mërkure) deri në ora 16:00.

Pas kësaj date komisioni nuk i pranon aplikimet tjera, andaj lusim fermerët e dëmtuar që të kompletojnë dokumentacionin dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

27.06.2022, Komuna e Podujevës

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim