Lokale - eSIMy

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, e ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për ndryshim qëndrimesh dhe për heqje të tarifës ndaj Serbisë.

Ndërsa në fjalën e tij, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha i ka thënë Shkumbin Demaliajt se duhet të mburret që e ka Albin Kurtin kryeministër, transmeton Klan Kosova.

Pastaj në replikën e tij, Demaliaj tha se në fjalimin e tij pyetjet ia ka drejtuar Kurtit dhe jo atyre që ia bëjnë këshilltarin e avokatin Kryeministrit.

“Për me u marrë me çështje të fëmijëve, e kuptoj, por me u marrë me kërcënime, unë këtë nuk e kuptoj, po kërcënon ‘mbylleni gojën’, etj… Nuk mendojmë gjithkush është ideal. Ai që ka këso specash këshilltarë e avokatë, unë Albin Kurtit ia kam lyp atë përgjigje”, ka thënë Demaliaj.