Lokale - eSIMy

Në 31-vjetorin e vrasjes së Ylfete Humollit, nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, e shoqëruar nga anëtarë Ekzekutivit të Komunës, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë varrit të Ylfetes në Lupç të Poshtëm, njofton Llapi.info.

Ylfete Humolli, si 16 vjeçare, u vra nga forcat serbe, derisa iu kishte bashkangjitur demonstruesve në fshatin Lupç i Poshtëm, që kishin dalë për të kundërshtuar regjimin serb i cili kishte suprimuar të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

Me këtë rast delegacioni i Komunës ka vizituar familjen Humolli./Llapi.info