Këshilltarët e Angela Merkel dhe Emmanuel Macron kanë dhënë mesazh të qartë lidhur me qëndrimin e shteteve të tyre për dialogun Kosovë-Serbi.
Këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët po qëndrojnë në Kosovë kanë ardhur me disa mesazhe të qarta.
Burime të lajmi.net, brenda takimeve që ka zhvilluar ky delegacion me krerët e shtetit, bëjnë të ditur se në të gjitha takimet ata kanë theksuar se Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së.
“Ne dëshirojmë të mbështesim BE-në për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, citohet të kenë thënë ata sipas këtyre burimeve.
Ky delegacion gjermano-francez, është duke qëndruar në Kosovë dhe vizita e tyre ka për qëllim koordinimin me palën kosovare rreth organizimit të Samitit të Parisit.