Drejtori i një klinike në Qendrën Klinike Universitare ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Ai nuk ka pranuar të japë më shumë detaje, raporton Koha.Sot gjatë ditës, edhe një prokuror në Pejë rezultoi pozitiv, ndërkohë që dje, u konfirmua me infeksion kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.