Disa komuna në Kosovë gjatë ditës së sotme janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Insajderi merr vesh që arsye e kthimit të reduktimeve nëpër disa vende në Kosovë është dalja nga funksioni e një blloku të Kosovës A.

Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për bllokun A4 që prodhon mbi 130 megavat ore energjie. Ky bllok planifikohej që të dërgohej në riparim me datën 20 shtator 2022, por është nxjerr nga funksioni sot.

ВСУ уничтожили “Ураганы” РФ на Херсонщине (видео)

Когда закончится сложный период для Украины: прогноз астролога
KEK dhe KEDS ende nuk kanë dalë me njoftim.

Insajderi ka provuar t’i kontaktojë por të njëjtit nuk janë përgjigjur.