Lokale - eSIMy

Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Podujevës ka arritur t’i marr 4.478 vota, raporton Llapi.info.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka arritur të marr më së shumti vota nga partia e tij, pasi dy kandidatë për deputet arritën të sigurojnë më shumë vota.

Sipas të dhënave të siguruara nga Llapi.info, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani kanë marrë më së shumti vota në Podujevë.

Shabani ka arritur të marr 3448 vota, kurse Zejnullahu ka 3176 vota. Ndërsa, Hoxhaj mori 3098 vota./Llapi.info