Indeksonline pak më parë raportoi se Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas skenave të dhunës që po shfaqen aty.
Zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline tha se janë duke marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.
“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohë”, njofton Ahmeti.