Ylli i Atletico Madridit Diego Costa ka bërë një dedikim prekës për futbollisten spanjolle Virginia Torrecilla që largoi tumorin në tru në muajin maj.
Braziliano-spanjolli shënoi golin e barazimit në minutën e 39-të për Rojiblancos që ishin në disavantazh dy minuta më parë me Iker Munianin (37’) që realizoi për Athletic Bilbaon.
Costa shkoi pranë vijave anësore dhe mori një fanellë, aty ku shkruhej emri i Virginias me numrin 14-të.
Torrecilla, që iu bashkua Atleticos në këtë sezon, pasi kishte kaluar katër edicione te Montepellier, ishte e detyruar që të bënte një operacion, në mënyrë që të largonte tumorin në tru.
Futbollistja spanjolle reagoi menjëherë në Twitter e saj zyrtar duke shkruar: “Nuk kam fjalë…Ju jeni i mrekullueshëm!! Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ajo.
Torrecilla kishte shumë dhimbje në kokë dhe shpinë, derisa kishte zbuluar përmes një skanimi se kishte tumor në tru, mirëpo atë arriti ta largonte me sukses dhe dedikimi ishte special nga Costa.