MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 14: David De Gea of Manchester United celebrates the first goal during the Barclays Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on December 14, 2014 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Portieri David De Gea po e përcjell me vëmendje situatën te Manchester United.

Spanjolli s’ka vullnet që të nënshkruajë kontratën afatgjatë me Djajtë e Kuq derisa ata që qartësojnë të ardhmen me trajnerin Jose Mourinho, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova.

Klubi ka pasur plan që t’ia vazhdojë De Gea kontratën edhe për një vit, por që ai është duke e rimenduar të ardhmen me klubin.

Ai thuhet se tash është i lumtur në Old Trafford por që dëshiron që ta rishikojë pozicionin e tij dhe nëse klubi mund të rikthehet na garën për trofe të mëdhenj.