MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 14: David De Gea of Manchester United celebrates the first goal during the Barclays Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on December 14, 2014 in Manchester, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Lokale - eSIMy

David De Gea pritet të bëhet portieri më i paguar në botë, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit verën e ardhshme, kur kontrata me Manchester Unitedin t’i skadojë.

De Gea 28-vjeçar nuk është duke firmosur kontratë të re me “djajtë e kuq”, pasi është në dijeni se po e pret një kontratë te Parisi me pagë 340 mijë euro në javë.

Reprezentuesi i Spanjës do të fitonte deri në 17 milionë euro në vit, që do ta bënte portierin më të paguar në botë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Ai pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me pagë totale rreth 68 milionë euro.

Humbja e një lojtari si De Gea do të ishte goditje e madhe për Manchester Unitedin dhe trajnerin Jose Mourinhos. Man. Utd po vazhdon të tregojë lojëra jo të mira, ndërsa barazoi pa gola me Crystal Palacen dhe është shtatë pikë larg vendit të katërt.

De Gea vlerësohet si një prej portierëve më të mirë në botë. Ai iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2011, ndërsa ka fituar Premier Leaguen, FA Cup, League Cup dhe Ligën e Evropës me “djajtë e kuq”.

Një transferim i ëndrrave te Real Madridi dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në vitin 2015. Dhe kjo ëndërr është shuar në verën e këtij viti kur Reali transferoi belgun Thibaut Courtois nga Chelsea.

Paris Saint-Germaini portier të parë e ka legjendën italiane Gianluigi Buffon, i cili në moshën 40-vjeçare po pritet të luajë deri në fund të stinorit.