Lokale - eSIMy

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, nuk ka qenë i saktë me numrin e shteteve që janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj duke folur për taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ka thënë se “ne e konsiderojmë vetën si shteti i 52-të i SHBA-së”.

Në fakt edhe nëse Kosova do të bëhej një shtet i tillë, atëherë do të ishte shteti i 51-të me radhë sepse në Shtetet e Bashkuara janë gjithsej 50 shtete.

Deputeti Haradinaj i ka bërë këto komente në një intervistë për portalin arbresh.info.

“Marrëveshja e Brukselit që e obligon Serbinë mos me pengu anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ka dështuar dhe Serbia e pamundësoj anëtarësimi e Kosovës në Interpol dhe kjo si refleksioni i Kosovës ndaj Serbisë”.

“Kjo nuk d.m.th që kemi raport te këqija me Amerikën në asnjë variant. Ne e konsiderojmë vetën si shteti i 52 të i SHBA-së”.