Partia Socialdemokrate që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj kanë bërë të ditur se sot gjatë ditës kanë mbajtur mbledhje me aktivistë.
Sipas njoftimit që është publikuar në faqen e kësaj partie në Facebook, në PSD sot kanë diskutuar për format e reja të shprehjes së kritikës.
Ata kanë paralajmëruar organizimin e aktiviteteve si hapësirë e shprehjes së bindjeve politike.
“Në zyrën qendrore të PSD-së u mbajt mbledhja me aktiviste e aktivistë ku diskutuam format e reja të shprehjes së kritikës, përmes ideimit dhe organizimit të aktiviteteve si hapësirë e shprehjes së bindjeve politike”, shkruhet në njoftim.






