Ekzistojnë polemika në rritje për çmimin e më të mirit nga FIFA-s sepse votat iu dhanë gabimisht Leo Messi, sipas të paktën dy pjesëmarrësve.
Gazeta italiane Tuttosport e ka përshtatur këtë pasi ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbeti i treti në garë për cmimin e më të mirit nga FIFA.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, u rendit në vendin e dytë me 38 pikë në renditje, i ndjekur nga Ronaldo në 36, ndërsa Messi fitoi garën me 46 pikë.
Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë në Milano javën e kaluar dhe nuk është hera e parë që ai ka ‘injoruar’ organizimet e çmimeve të FIFA-s muajve të fundit.
Sipas edicionit të sotëm të gazetës Tuttosport, ekzistojnë disa pretendime shumë të dyshimta që dalin nga ata që votuan për çmimin.
Kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera dhe trajneri i Sudanit, Zdravko Lugarosic pretendojnë se ata ishin të tronditur kur shikuan listën e votave të publikuara me preferencat e tyre të caktuara për Messin.
Barrera bëri një postim ku shkroi: “çdo informacion mbi votimin tim për TheBest2019 ishte falsifikuar, faleminderit”.
Një deklaratë u lëshua më vonë nga klubi i tij duke paralajmëruar se ai “shprehu shqetësimin e tij sepse emri i tij ishte përdorur në një situatë kur ai nuk kishte pjesëmarrje. Ai nuk ka votuar dhe informacioni i paraqitur nuk korrespondon me kriteret e tij”.
Në një kthesë edhe më të çuditshme, trajneri i Sudanit, Logarusic, publikoi një fotografi të votave të tij për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe.
Sidoqoftë, lista e FIFA-s ka ndryshuar votën e tij te Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.