Lokale - eSIMy

Mediat turke publikojnë video nga ekstradimi i parë i një mbështetësi të Fetullah Gylen, nga Shqipëria drejt Turqisë.

Mësuesi turk Harun Çelik pasi vuajti disa muaj paraburgim në Shqipëri pasi u kap në Rinas me dokumente false, u deportua dje drejt Turqisë për llogari të autoriteteve turke.

Harun Çelik u kap në Rinas 5 muaj më parë me vizë kanadeze false dhe sipas avokatit të tij Alban Bengasi iu refuzua azili politik në Shqipëri, dhe pse Policia e përjashton diçka të tillë.