Lokale - eSIMy

Regjistrimi i nxënësve në klasa të para dhe parashkollorë ka filluar më 17 maj.

Mirëpo, një javë më vonë, në shkollën fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet ka më pak interesim, krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas drejtoreshës Merita Krasniqi, në këtë shkollë kanë aplikuar 185 fëmijë nga 315 sa do të pranohen.

Ajo thotë se nga kërkesat vitet e kaluara është dashur ta ndajnë në tre grupe regjistrimin, që sivjet mbyllet më 6 qershor.

E shkolla fillore “Pavarësia” ia ka bërë sefte regjistrimit të nxënësve të hënën.

Sipas drejtorit të shkollës, Shefki Rusinovci, janë në kuadër të rregullave të udhëzimit administrativ dhe se thirrja duhet të presë rreth 2 javë para se të fillojë regjistrimi.

Në ndërkohë, viti i ri shkollor do të duhet të zhvillohet me tri ndërrime për shkak të mungesës së hapësirave.

Drejtoresha e Arsimit, Besiana Musmurati bëri të ditur se ndërtimi i aneksit është në procedurë rishqyrtuese nga prokurimi, për shkak të rritjes së çmimeve.

Ndërsa tha se procesi i regjistrimit është në periudhën e njëjtë për të gjitha SHFMU-të