120 gola në Ligën e Kampionëve, Ronaldo vazhdon të thellojë rekordin historik.

Me golin kundër Juventusit nga pika e bardhë, që kualifikoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – Cristiano Ronaldo shkoi në kuotën e 120 finalizimeve në këtë garë, raporton UEFA, transmeton Gazeta Express.

Ai këto gola i ka shënuar në 150 takime dhe është i pari që ka arritur numër tre shifror të finalizimeve, ndiqet nga Lionel Messi, që gjithashtu e ka arritur këtë. Ai numëron 100 gola në Champions League.

Ronaldo është gjithashtu asistuesi më i mirë në Champions, ndërsa u ngjit në podium si lojtari i tretë për më së shumti paraqitje në histori të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo aktualisht numëron 41 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2017/18.