Drejtori i Organizatës joqeveritare “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari e ka quajtur si dështim punën e Drejtorisë së Shëndetësisë në lidhje me situatën me COVID-19 në këtë komunë, njofton Llapi.info.
Jashari, në një postim në Facebook ka thënë e gjithë situata me pandeminë i është lënë QKMF-së, staf ky, që sipas Jasharit, është i lodhur nga mbingarkesa. Ai ka shtuar se numri i punëtorëve shëndetësorë qysh në fillim të kësaj pandemie ka qenë i limituar.
“A ka drejtor të shëndetësisë në Podujevë? Prej kur përballemi me “Covid 19” asnjë informatë për publikun për situatën pandemike nga drejtori i shëndetësisë dr. Zaim Thaqi ne faqen zyrtare të Komunës. Asnjë konferencë për gazetarë. Asnjë paraqitje para qytetarëve për të dhënë një mesazh, qoftë vetëdijësimi apo edhe mbështetje apo inkurajimi! Dikush duhet t’i tregoj drejtorit se ka përgjegjësi para publikut, se është drejtor ndoshta ka harruar? Zgjohu drejtor, QKMF ka nevojë për ndihmën tënde i ke lënë vetëm disa mjek të mirë që mbaruan duke punuar e shërbim të mirë s’po mund të japin. Që nga marsi i këtij viti kur Pandemia “Covid 19”, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, këtë betejë e nisi me një staf të vogël prej 1, epidemiolog, 12 mjek,16 infermierë për të shërbyer mbi 80 mijë banorë sa llogaritet se ka. Me pak pajisje dhe me shumë pak menaxhim nga drejtoria e shëndetësisë”, ka shkruar ai.
“Tashmë që kemi kaluar disa muaj nga shfaqja e pandemisë shohim se qytetari i Podujevës nuk ka marrur as për se afërmi shërbimet e nevojshme, pasi në mungesë të menaxhimit s’ka as organizim e as mundësi për të dhënë shërbime sipas protokollit. Krejt shërbimin e bëjnë disa mjek-mjeke të mirë që janë të stërngarkuar me punë, derisa disa kolegë të tyre punojnë privat(vizita në shtëpia) në orar të punës zyrtare duke marr para të majme nga hallegjinjtë e infektuar. QKMF në Podujevë, japin shërbime sa për të thënë, duke i vizituar të prekurit me “COVID 19” vetëm në fillim kur infektohen dhe asnjëherë më nuk lajmërohen, shumica e të prekurve duhet që të vizitojnë mjekët privat me një kosto të lartë. Për çudi disa nga mjekët e njëjtë që punojnë në Podujevë gjejnë kohë për të vizituar privat të infektuarit me pagesë por nuk kanë kohë sa janë në detyrë. Kostoja për trajtimin në shtëpi të pacientëve me Covid-19 të cilët vet i blejnë medikamentet, varion nga 700 €, plus 30 euro se paku për çdo vizitë në shtëpi, varësisht nga nevoja e trajtimit”, thotë Jashari.
Më tej, Jashari ka shtuar se deri më tani 12 punëtorë shëndetësorë në këtë Podujevë kanë rezultuar pozitivë për virusin korona.
“Në QKMF të prekur me COVID 19” deri tani nga stafi mjeksor kemi pasur 4 MJEK, 3 INFERMIER, 1 PULMOLOG, 1 SPECIALIST,1 KUZHINIER, 1 PUNËTOR dhe gjatë kohës sa këta kanë qenë jashtë detyrës niveli i shërbimeve ka rënë edhe më shumë në mungesë stafi. Është koha të kërkohet ndihma e vullnetarëve për të ndihmuar QKMF deri të kalon kjo situatë pandemike. Marre është të mos japni shërbimin e nevojshëm e jo të kërkoni ndihmë. Për çudi, siç ndodh zakonisht në Podujevë për këtë situatë jo të mirë në menxhim s’ka reaguar askush, ndoshta sepse s’ka opozitë e cila merret me problemet e qytetarëve llapjan. Janë të zënë duke komentuar zhvillimet e nivelit qendror dhe dialogun Kosovë –Serbi”, ka përfunduar ai.
Aktualisht në Podujevë aktivë me COVID-19 janë edhe 127 qytetarë. Deri më tani janë regjistruar 14 viktima, ndërsa janë shëruar rreth 340 pacientë./Llapi.info






