Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Italinë si vendin me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi, duke regjistruar 20.071 vdekje, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Në nivel global, më shumë se 108.000 njerëz vdiqën nga koronavirusi i ri dhe infeksionet e konfirmuara arritën në 1.7 milionë.
Organizata Botërore e Shëndetit po paralajmëron kundër heqjes së parakohshme të bllokimeve, duke thënë se kjo mund të shkaktojë një ringjallje të rrezikshme të rasteve.
Irani po lejon bizneset e vogla jashtë kryeqytetit të tij, Teheranin, të rihapen, por Arabia Saudite dhe Armenia po zgjasin pengesat. India pritet gjithashtu ta bëjë këtë.
Rusia raporton me më shumë se 2.000 raste të reja në rritjen më të madhe ditore
Rusia ka raportuar 2.186 raste të reja të koronavirusit, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit, duke e çuar numrin kombëtar të rasteve të konfirmuara në 15.770.
Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin u rrit për 24 në 130, tha qendra ruse e reagimit ndaj koronavirusit.
OKB bën thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme
Të dërguarit e Kombeve të Bashkuara në Lindjen e Mesme kanë nxitur të gjitha palët ndërluftuese në rajon që t’i japin fund armiqësive dhe ta kthejnë fokusin në atë që e quajtën “luftën e vërtetë të jetës sonë” – në trajtimin e kërcënimin e paraqitur nga pandemia e koronavirusit.
Në një deklaratë të shtunën, të dërguarit për Sirinë, Jemenin, Libanin, Irakun dhe konfliktin izraelito-palestinez theksuan se kërkohet solidaritet në përballje me sfidën e COVID-19, sëmundjes së frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi i ri. Por kjo nuk mund të ndodhë “nëse armët e luftës dhe të konfliktit nuk heshtin”, thanë ata.
Yemenis gear up for possible outbreak of coronavirus disease (COVID-19), in Sanaa
Britania premton ndihmë për të parandaluar valën e dytë
Britania ka premtuar se do t’i dhurojë 248 milionë dollarë OBSH-së dhe orhanizatave bamirëse që të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit në vendet e cenueshme dhe kështu të ndihmojnë në parandalimin e një valë të dytë të infeksioneve.
Qeveria britanike tha se 130 milionë funte do të shkonin në agjencitë e Kombeve të Bashkuara, me 65 milionë për OBSH-në.
50 milion funte të tjera do të shkonin në Kryqin e Kuq për të ndihmuar zonat e shkatërruara nga lufta dhe të vështira për t’u arritur, si dhe 20 milionë funte do të shkonin në organizata dhe bamirësi të tjera.
Koreja e Veriut bën thirrje për masa më të rrepta antivirus
Koreja e Veriut po bën thirrje për masa më të rrepta për të “kontrolluar gjurmët” e koronavirusit që përhapet me shpejtësi, njoftojnë media shtetërore, pa specifikuar nëse ka ndonjë infeksion të raportuar në vend.
Agjensia Qendrore e Lajmeve Koreane thotë se zyrtarët në një takim të kryesuar nga Udhëheqësi Suprem Kim Jong Un miratuan një rezolutë të përbashkët “për ndëmarrje të masave më të rrepta kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së njerëzve tanë për të përballuar sëmundjen epidemike në mbarë botën”.