Lokale - eSIMy

Policia në Podujevë ka vazhduar kontrollet nëpër kafiteri dhe lokale tjera në këtë komunë, për monitoruar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet pjesëtarë të Policisë dhe kontrollet e tyre nëpër kafiteritë e qytetit.

Ndalimi i tubimeve, mbajtja e maskave dhe distancës fizike si dhe kufizimi i lëvizjes në disa komuna, janë masat që ka marrë Qeveria e Kosovës ndaj pandemisë COVID-19.

Për shkak të rritjes së numri të të infektuarve, që nga 28 korriku në Podujevë është rikthyer “ora policore”. Policia e Podujevës ka shqiptuar rreth 600 fletëparaqitje për qytetarët që s’i kanë respektuar masat anti-covid.

Në këtë komunë sot janë regjistruar edhe 12 raste të reja me virusin korona, duke çuar në total numrin e personave aktivë në 170. Ndërkaq, edhe 54 qytetarë janë në pritje të rezultateve.

Në Podujevë pozitivë kanë rezultuar rreth 450 persona, kurse janë testuar mbi 1 mijë qytetarë. Rasti i parë në këtë komunë ishte paraqitur më 15 mars. Deri më tani janë raportuar nëntë raste me fatalitet, kurse janë shpallur të shëruar rreth 230 pacientë./Llapi.info