Thibaut Courtois ka thënë se Kylian Mbappe do të ishte i mirëpritur te Real Madridi, madje do ta prisnin krah hapur transferimin te tij në Santigao Bernabeu.

Ylli i Paris Saint-Germainit është duke u lidhur me një transferim te Los Blancos, derisa mediat në Spanjë raportojnë se kjo mund të ndodhë në erën e vitit 2020.

Spekulimet edhe më shumë u shtuan kur Vinicius Junior deklaroi ditë më parë se talenti francez po transferohej te madrilenët.

Braziliani i tha Telefootit: “E ardhmja e tij është te Reali, mendoj se ai do të vijë shumë shpejt këtu”.

Nga ana tjetër, bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Courtois, ka thënë se ata e mirëpresin transferimin e tij në Spanjë.

“A do të vijë ai në Bernabeu? Nuk e di”, ka thënë belgu për Movistar+. “Unë di vetëm atë që lexoj në media. Por, është e qartë se lojtarët e duan atë dhe do të jetë i mirëseardhur te Real Madridi”.

Kampionët e trefishtë evropianë pritet që transferimin e Mbappes ta realizojnë në verën e ardhshme për një shumë që besohet të tjetër rreth 280 milionë euro. /Telegrafi/