Ministria e Industrisë,Tregtisë dhe Ndërmarrësisë së fundi ka marrë vendim që të vendosë sërish çmimin tavan për derivatet.
Deri tek ky vendim erdhi për shkak të rritjes ekstreme dhe të pashpjegueshme nga ana e operatorëve të derivateve në vend.
Sot nga kjo ministri janë publikuar çmimet për 24 orët e ardhshme.
Çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1,71 cent.
Kurse çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1,36 cent.
Sa i përket produktit Gaz, çmimi është 0,77 cent.
Çmimet e lartcekura vlejnë deri nesër në ora 10:00.