Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai ka vizituar edhe presidencen ku është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Në deklarimin e tij për media, Clinton ka thënë se Kosova është shembull i demokracisë, zhvillimit dhe paqes në fqinjësi.
“Mendoj se gjithë bota sot, mendojnë se Kosova është shembull i demokracisë, i zhvillimit dhe paqes e të jetuarit në fqinjësi, gjë si te gjitha shtetet duhet të veprojnë brenda dhe jashtë kufijve”, tha Clinton.
Ai ka theksuar gjithashtu se Kosova meriton të jetë në BE dhe NATO.
“Kosova meriton të jetë në unionin evropian, në NATO si vend i pavarur”.
Ai gjithashtu ka theksuar se populli i Kosovës është ai që ka vendosur të jetoj në paqë ndëretnike.
“Unë isha president i SHBA-ve kur ju kishit nevojë për ndihmë, kur kishit nevojë të mos largohenit nga shtëpitë ose të vraheshin civilët. Populli i Kosovës vendosi të kenë një vend të përbashkët, të bëjnë një qeveri dhe të largohen nga lufta për në paqë”, tha Clinton.
Më tutje, ish-presidenti amerikan ka theksuar përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën dhe është shprehur se ajo çfarë SHBA-të kanë bërë nuk do të kishte kuptim nësë Kosova nuk do të ishte shtet.
Ndërsa Clinton ka thënë se gjithcka që kanë bërë në atë kohë nuk do të kishte pasur kuptim nëse njerezit e Kosovës nuk do ta ndërtonin shtetin dhe shoqërinë e tyre.
Ai po ashtu, ka ritheksuar përkrahjen e SHBA-ve për shtetin e Kosovës, duke thënë se është krenar që shteti i tij e ka njohur Kosovën.
Ish-presidenti amerikan është dekoruar me medalen presidenciale, “Urdhëri i Lirisë”.