Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka paralajmëruar konferencë për medie në lidhje me punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, shkruan Llapi.info.
E gjithë kjo, sipas Aliut, vije si rezultat i shkeljeve të mëdha që po dalin nga këto punime në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin.
Ministri Aliu këto detaje i ka dhënë sot në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.
“Kontrata 1-burimore nuk mund të bëjë, por që sinjalistika është e nevojshme, pajtohem me ty. Aktualisht këtë çështje e kam në tavolinë dhe jam duke u marrë me të. Brenda muajit besoj se do të dal në një konferencë për media sepse po habitem edhe vetë me detajet që po më dalin. Kjo ka dalë me shkelje të mëdha që do të befasohesh edhe ti”, ka deklaruar ministri Aliu.
Në anën tjetër, Tahiri ka kërkuar që së paku të sinjalizohet kjo rrugë./Llapi.info