Një mosmarrëveshje mes dy personave ka eskaluar në sulm, gjatë ditës së djeshme, në fshatin Shushicë të Istogut dhe si pasojë njëri përfundoi në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari S.S., 53-vjeçar, ka sulmuar një person po ashtu 53-vjeçar, derisa po kthehej në shtëpi me veturën e tij.
Për shkak të një mosmarrëveshje që kishin dy palët, siç duket i dyshuari vendosi t’i qërojë hesapet në rrugë, ku për një moment e ndal automjetin dhe iu drejtohet viktimës me fjalët “çka po çon fjalë për mu…”, duke e goditur në fytyrë.
Burimet e Sinjalit brenda emergjencës kanë thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas Policia e ka dërguar në stacion për ta intervistuara.
Pas marrjes së deklaratave nga të dy palët, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe i njëjti ngarkohet me veprën penale “sulm”.






